“Sir” Lewis Hamilton/ Kampioni britanik i F1 merr titull kalorësie nga Princi Charles pas titullit të tetë (fotot)

15/12/2021 15:30

Kampioni britanik i garave Formula 1, Lewis Hamilton ka marrë sot titullin mbretëror të kalorësisë, megjithë zhgënjimin e garës së javës që shkoi në Abu Dhabi.

36 vjeçarit iu dha nderimi i lartë nga Princi Charles në kështjellën Windsor.

Ai shoqërohej në ceremoni nga nëna e tij Carmen Larbalestier, e cila së bashku me babanë e tij Anthony, kanë qenë mbështetës entuziastë të karrierës së tij në ‘motorsport’.

Shtatë herë kampioni i botës Hamilton, mori nderimin për kontributet e tij në këtë sport, duke iu bashkuar britanikëve të tjerë si Sir Jackie Stewart, Sir Stirling Moss e Sir Jack Brabham duke u bërë piloti i katërt F1 që nderohet.

Zhvillimi vjen disa ditë pasi Hamilton humbi në mënyrë dramatike kryesimin e garës që do t’i kishte dhënë titullin e tetë në F1, teksa u parakalua në xhirot e fundit nga holandezi Max Verstappen në garën e Abu Dhabi.

Hamilton kishte një avantazh prej 11 sekondazh ndaj rivalit të tij Verstappen kur gara u ngadalësua nga dalja e makinës së sigurisë.

Skuadra e Red Bull përfitoi nga ndalesa duke nxjerrë Verstappen më herët me goma të freskëta dhe në xhiron e fundit ai doli fitimtar.

Hamilton konsiderohet tashmë si sportisti më i mirë në historinë e Formula 1 me numrin më të madh ta garave të fituara , 103, dhe vendeve në podium, 182.

Hamilton u rrit në qytezën Stevenage ne krahinën Hertfordshire me prindërit Anthony and Carmen.

Prindërit e Hamilton u ndanë kur ai ishte dy vjeç dhe ai jetoi me nënën dhe dy gjysmë-motrat e tij Samantha e Nicola, deri sa ishte 12 vjeç.

Më pas ai jetoi me babanë dhe njerkën Linda, dhe nisi të merrte pjesë në garat e fëmijëve go-kart, derisa u bë piloti më i ri britanik në kategorinë e ulët, në moshën 10-vjeçare.

Ai debutoi në garat GP2 në 2006 duke fituar në tentativën e parë.

Hamilton nënshkroi kontratën e parë me kllubin e Formula 1, McLaren në sezonin 2007 duke fituar kampionatin një vit me vonë.

FOTO GALERI
2/7
36 vjeçarit iu dha nderimi i lartë nga Princi Charles në kështjellën Windsor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA