Spalletti e Pisacane, dy trajnerët humbasin qetësinë pas ndeshjes, çfarë ndodhi mes tyre
Juventus bën një gjysmëhapi fals në sfidën e radhës së Serie A. Zonja e Vjetër nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në përballjen me Cagliarin në sfidën e zhvilluar në Sardegna duke dalë nga fusha e lojë me vetëm 1 pikë.
Në pjesën e parë, Juventusi kishte zotërimin e topit, por thuajse asnjëherë nuk arriti të rrezikojë portën e Capriles. Në minutën e 20 Daniel Maldini ndëshkoi bardhezinjtë duke shënuar golin që i dha avantazhin 1-0 skuadrës sarde, një rezultat që mbeti i tillë deri në përfundim të pjesës së parë.
Në fillimin e pjesës së dytë Spalleti bëri ndryshime në skuadër teksa hodhi në fushë Zhegrovën, me sulmuesin e Kosovës që menjëherë u bë i rrezikshëm duke impenjuar portierin Caprile. Zhegrova pati në dispozicion edhe dy momente të tjera, me dardanin që fillimisht nuk shënoi vetëm për centimetra, ndërkohë që më pas u ndal nga Caprile.
Cagliari po mbahej mirë në fushën e lojës deri në minutën e 81 kur Juventusi barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Randal Kolo Muani i cili vetëm 4 minuta më vonë pati shansin e artë për të shënuar edhe golin e dytë, por francezi u ndal nga tramversa. Në fund rezultati mbeti 1-1 me Juventusin që pas kësaj sfide e sheh veten në vendin e 6 pas Milanit, ndërsa Cagliari vijon të jetë mes 4 më të mirave të kampionatit.
Top Channel