Milani nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Sassuolon duke marrë vetëm 1 pikë nga kjo sfidë, një rezultat ky që padyshim e ka zhgënjyer trajnerin e kuqezinjve Ruben Amorim, diçka të cilën ai e shprehu edhe pas përfundimit të ndeshjes.

‘Kur nuk fitojmë, nuk jemi kurrë të kënaqur. Pas golit të Rabiot duhej të kontrollonim më mirë ndeshjen, të qarkullonim më shumë topin dhe të frenonim reagimin e kundërshtarëve-tha Amorim-nuk mund të pësojmë gol nga goditja e këndit, nuk mund të jemi të kënaqur kur i hedhim poshtë 2 pikë në këtë mënyrë. Është çështje mentaliteti; në momentin që gjen golin duhet të vazhdosh të shtysh dhe të mbash topin’

Trajneri portugez shtoi se te skuadra e tij ka ende shumë punë për t’u bërë për t’u përmirësuar akoma më shumë.

‘Duhet të përmirësojmë akoma shumë gjëra, por i kemi shfaqur disa përmirësime-vijoi Amorim-duhet të vazhdojmë të bëjmë gjërat që po bënim deri në momentin e shënimit të golit. Tani po punojmë për ndërtimin e lojës dhe për çfarë shihet në disa faza të ndeshjes. Ndonjëherë ata ia dolën të na mbyllun në mesfushë dhe të krijonin një rrugë në krahun e majtë tonën dhe në ato fragmente ne duhej të kishim kërkuar më shumë futbollistin brenda në fushë’

Më pas Amorim foli edhe për gjendjen e Gabbias që pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes.

‘Gabbia është një futbollist i rëndësishëm për këtë grup pavarësisht nëse luan titullar apo jo-shtoi Amorim-një dëmtim i tillë dhemb dhe e perceptova edhe unë të gjithë dhimbjen që ndjente ai në atë moment’.

Top Channel