‘Çdo histori e bukur e ka një fund’/ Vincenzo Montella jep mesazhin emocionues pas shkarkimit

11/10/2026 21:50

Vincenzo Montella nuk është më trajneri i kombëtares turke. Trajneri italian u shkarkua pas rezultateve katastrofike të regjistruara në 4 ndeshjet e para të Nations League me Turqinë nuk arriti të marrë asnjë pikë nga këto përballje.

Megjithatë Montella nuk deshi t’i thotë lamtumirë skuadrës turke pa dhënë edhe një mesazh të fundit.

‘Çdo histori e bukur e ka një fund, por disa udhëtime lënë shenjën e tyre përtej futbollit-shkruante Montella në një postim të tij në rrjetet sociale-ishte një nder për mua që kam qenë trajner i Turqisë. Përpara 3 vitesh u caktova për të drejtuar skuadrën e një vendi shumë të bukur. Falenderoj atë besoi te unë duke shfaqur besimin dhe vlerësimin në fillim të rrugëtimit tonë. Falenderoj futbollistët për punën dhe besnikërinë në momentin që u komunikua largimi im. Më kanë ardhur shumë mesazhe prej tyre të vlerësimit dhe solidaritetit që tregon lidhjen e fortë që na bashkon’.

Montella e vijoi më pas mesazhin e tij duke thënë se Turqia do të ketë një vend special në zemrën e tij.

‘Kemi përjetuar së bashku momente të paharrueshme, kemi arritur suksese historike, kemi kaluar vështirësi dhe kemi shkruar faqe speciale në historinë e këtij vendi-vijonte Montella-Do të mbaj në zemrën time ngrohtësinë e popullit turk. Shpresoj që ndjesitë e paharrueshme të përjetuara të bëjnë që populli turk të më kujtojë me afeksion dhe respekt. Faleminderit, Turqi. Do të kesh gjithnjë një vend special në zemrën time’.

Top Channel