Kolo Muani i përgjigjet Maldinit, në Sardegna nuk ka fitues mes Cagliarit dhe Juventusit
Cagliari dhe Juventusi e mbyllën ndeshjen mes tyre me barazimin 1-1, por pas fërshëllimës së fundit të arbitrit u regjistruan momente tensioni.
Protagonistë u bënë pikërisht 2 trajnerët respektive Fabio Pisacane dhe Luciano Spalletti.
Të dy teknikët e humbën qetësinë me trajnerin e Zonjës së Vjetër u drejtua tek pankina e kundërshtarit dhe mes tyre fluturuan fjalët fyese e madje kishte edhe një kontakt të lehtë.
Arbitri i katërt ndërhyri duke rikthyer qetësinë, ndërsa gjyqtari kryesor nuk ngurroi dhe iu tregoi kartonin e kuq si Pisacanes ashtu edhe Spallettit.
‘Por çfarë bëra unë’-i tha Pisacane arbitrit kryesoi, Marcenaro, ndërkohë që Spalletti u shoqërua menjëherë në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes. Në këtë pikë, në pritje të vendimit të gjykatësit sportiv, është e sigurt se trajneri i Juventusit nuk do të jetë në ndeshjen me Lazion në Allianz Stadium, ndërsa Pisacane nuk do të jetë në pankinë në sfidën e Cagliarit me Monzan.
Altissima tensione tra #Pisacane e #Spalletti in #CagliariJuventus https://t.co/or0dxWefgM
— LaCasaDelloSport (@OfficialXCDS) October 11, 2026
Top Channel