Ishte kandidat për Topin e Artë, por tani luan dhe reagon keq, e mbysin me fërshëllima. Çfarë ka ndodhur me Vincius
Egnatia ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Kampionët e Shqipërisë zgjidhën gjithçka në minutat e fundit, me Loukilin dhe Diabate që vulosën suksesin e rrogozhinasve.
Pas një pjese të parë pa gola, ku të dyja skuadrat patën rastet e tyre, fraksioni i dytë nisi me Laçin pranë avantazhit. Nerguti goditi shtyllën në minutën e 47-të, ndërsa më vonë ishte Bibo që pa një tjetër tentativë t’i ndalej nga shtylla, pas devijimit të Sotës.
Kur vendasit po kërkonin golin, Egnatia fitoi një penallti në minutën e 72-të, pas një ndërhyrjeje ndaj Grudës. Loukili u ndal fillimisht nga portieri Guri, por pas përsëritjes së 11-metërshit, sulmuesi nuk gaboi dhe kaloi kampionët në avantazh në minutën e 80-të.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Diabate dyfishoi shifrat pas asistimit të Grudës, duke mbyllur praktikisht llogaritë e takimit. Në minutat shtesë, sulmuesi i Egnatias pati edhe një tjetër mundësi të artë për të shënuar, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Kështu, Egnatia merr tri pikë në transfertën e Laçit, ndërsa vendasit mbeten me keqardhjen për rastet e humbura, veçanërisht dy goditjet që u ndalën në shtyllë. Kampionët treguan efikasitet në momentet vendimtare, duke siguruar fitoren 2-0 në javën e gjashtë të Superiores.
Kategoria Superiore, Java 6
Laçi-Egnatia 0-2
80′ Loukili (11-m), 89′ Diabate
Top Channel