Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur se Në janar të 2022 do të nisë rindërtimi i bazës ajrore të Kuçovës.
Ministri u shpreh se familjet që do të preken nga ky projekt do të shpronësohen sipas vlerës së tregut pa asnjë vonesë.
Ndërkaq, një lajm tepër pozitiv është edhe për të gjithë banorët e zonave përreth që do të përfitojnë nga ky projekt miliona euro, që do të thotë punësim dhe zhvillim ekonomik për zonë.
“Do të nisim punën brenda pak javëve pasi të mbyllim shpronësimet”, mbylli fjalën e tij ministri.
“Sapo miratuam një vendim që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës, të FA, baza ajrore e Kuçovës, e cila me vendimin e sotëm i hap rrugën fillimit të punimeve. Në janar do të vendosim gurin e parë për bazën e Kuçovës. Një lajm i mirë për të gjithë ato familje që preken nga vendimi i sotëm i shpronësimi, sepse do të shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut dhe pa asnjë vonesë. Është një lajm i dyfishtë pozitiv edhe për banorët e zonës përreth, sepse është mbi 50 mln euro investim, që do të thotë punësim, zhvillim ekonomik për të gjithë zonën përreth. Do të kemi një bazë taktike ajrore të NATO, që do të thotë më shumë siguri, sot dhe nesër. Do të nisim punën brenda pak javëve pasi të mbyllim shpronësimet”, u shpreh Peleshi.
Top Channel