Mbrëmjen e 8 dhjetorit 2021 i riu Klodian Rasha u qëllua nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, duke ndërruar jetë në vend. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës së tij. Klodiani ishte parë në rrugë nga oficeri Nevaldo Hajdaraj, kohë kur kishte hyrë në zbatim ora policore, dhe menjëherë ky i fundit ishte nisur për ta ndjekur.
Ndërsa Klodiani zgjodhi që të vraponte, nga pas shpine oficeri e qëlloi me armën e shërbimit duke i marrë jetën.
Sot kur ka kaluar një vit nga vrasja e Klodian Rashës, babai i tij ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe të gjejë personin që ka vendosur armën pranë të birit që sipas tij ka pasur qëllim “që fëmija të bëhej edhe kriminel”.
Në fjalën e tij para mediave, babai i Klodian Rashës paralajmëroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë.
“Shteti, jemi banorë të këtij shteti, e ka detyrim e për detyrë atë që ndoshta s’e ka bërë deri tani ta bëjë, ajo është më esencialja që unë kërkoj, zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin ta inkriminojnë e të arrijnë deri aty sa të vendosin dhe armën aty në fund që fëmija të bëhet edhe kriminel.
Sot është momenti të ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit inkriminimin e atë vendosjen e armës aty bën mirë që shteti ta gjejë e ta cojë sa unë s’kam vendosur akoma për ta gjetur vetë.
Lus Zotin që tragjedi e plagë të tilla mos përjetojnë asnjë person”, tha ai.
Top Channel