Tottenham nuk bind në lojë, por përballë Brentford merr tri pikët e plota falë fitores 2-0 në Londër. Skuadra e Antonio Contes nuk dhuroi spektakël, por u mjaftua me një gol në secilën pjesë për të prekur suksesin e 7 në kampionat, përballë një kundërshtari që nuk gjeti forcën gjatë 90-minutave për të evituar humbjen.
Pjesa e parë ishte shumë e vakët në raste, me të dyja skuadrat që gabuan shumë. Shkëndija e parë ishte në minutën e 6-të, me Lucas Moura i cili shkoj pranë golit, por Fernandez ishte në lartësin e duhur. Në minutën e 12, pas një goditje këndi, lonzinezët kaluan në avantazh, fal një autogoli nga Canos, i cili devijoj gabimisht topin në portën e tij.
Pavarsisht avantazhit, të besuarit e Contes nuk gjetën motivimin e duhur për të tentuar golin e dytë, ndërsa Brentford krijoj shumë pak për të ngacmuar portën e Lloris. Fraksioni i dytë, kishte tjetër ritëm, me vendasit që provuan në disa momente të shënonin golin e sigurisë, një realizim që vonoi deri në minutën e 65, moment ku rezultati ndryshoi. Fal një kundërsulmi të shpejtë, Son shkundi rrjetën e Fernandez, pas një pasimi fantastik të Reguilon.
Një goditje e fortë për të besuarit e Frank, të cilët u dorëzuan pa kushte. 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Toney kërcënoi portën e Lloris, por francezi reagoi mirë duke neutralizuar një nga momentet e pakta në kuadratin e tij. Tottenham pas këtij suksesi ngjitet në vendin e 6 me 22 pikë, ndërsa Brentford zbret në vendin e 12-të me 16 pikë, ndërsa në kalendar, londinezët kanë edhe një ndeshje për të rikuperuar, pikërisht atë ndaj Burnley.
Top Channel