Personat me aftësi të kufizuar u mblodhën këtë të enjte para kuvendit, teksa zhvillohet seancën e radhës parlamentare.

Ata kërkojnë të rimarrin ndihmën ekonomike prej 30.000 lekësh, pasi thonë se duan të jetojnë të pavarur ekonomikisht dhe t’i zgjidhin vetë problemet e tyre.

Pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një interperlancë me deputetin Tritan Shehu për “Open Balkan”, doli jashtë për të biseduar me para dhe tetraparaplegjikët.

“Më vjen mirë që dole. Presim nga ju diçka të mirë. Kemi nevojë të kemi parametra ekonomikë të pavarur nga të tjerët”, i tha kryeministrit një nga protestuesit.

Personat me aftësi të kufizuar thanë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga ministria e Financave, ndërsa Rama u siguroi një takim me të. “Do t’i them ministres t’ju fusë brenda dhe të bisedoni, mos rrini më në shi”, u tha kryeministri.

Protestuesi: Kemi vetëm kërkesa ekonomike. Marrëveshja është në ministri.
Kryeministri: E keni marrëveshjen këtu?
Protestuesi: Jo, është në ministri. Ne kemi nevojë të jemi të pavarur ekonomikisht, të mos kërkojmë lëmoshë, na jepni mundësinë të jetojmë të pavarur. Kërkesat i kemi bërë në ministri dhe kryeministri. Fatkeqësisht nuk kemi marrë një përgjigje.
Kryeministri: Tani nuk mund mundem t’u marr dot brenda, pasi kam lënë orar për vaksinën. Për momentin do t’ju presë ministrja. Të shohim se çfarë ka marrëveshja. Do t’i them ministres që t’ju takojë. Mos rrini më në shi.

FOTO GALERI
1/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA