Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin: Ndalohen personat me vepra penale ndaj të miturve të konkurrojnë për mësues

01/12/2021 20:05

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka nxjerrë udhëzimin që ndalon personat me vepra të ndryshme penale ndaj të miturve që të konkurrojnë dhe aplikojnë për mësues.

“Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot  firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor. Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë”, shkruan ministrja Kushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA