Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, reagon Berisha: Rama po e mbron, populli do e thotë fjalën e tij më 22 dhjetor 16/12 16:11
Korça është zgjuar e zbardhur këtë mëngjes, teksa reshjet e dëborës kanë vazhduar gjatë gjithë natës.
Nga informacionet e deri tanishme, mësohet se trashësia në Dardhë ka arritur në 30 cm, prej km të 7 e në vazhdim. Qarkullimi bëhet me zinxhirë. Ndërsa në Voskopojë, bora deri në 10 cm.
Mbrëmjen e djeshme 4 mjete janë bllokuar në afërsi të Voskopojës por ndërhyrja e borëpastrueses dhe ndihma e qytetarëve me mjete të larta kanë hapur qarkullimin. Të gjitha akset nacionale janë të hapura e të qarkullueshme pa probleme.
Top Channel