Kush nuk e kujton pajtimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, pak javë më parë brenda në shtëpi ku u puthën dhe treguan dashurinë e madhe që kishin për njëri-tjetrin.
Pas puthjes, Donaldi i bëri dhuratë partneres së tij me rastin e 3-vjetorit të lidhjes së tyre një varëse dhe ëmbëlsira. Ky ishte një gjest tjetër që u komentua dhe pëlqye pafund nga ndjekësit. Por pas kaq shumë ditësh qëndrimi në “Big Brother”, Donaldi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij.
Ai është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i Borës dhe ka vendosur të flasë hapur dhe i revoltuar. Në një debat me Meridianin, Donaldi ka treguar se është single dhe jo në një lidhje me Borën.
Por afrimit me Beatrix, puthjet dhe përqafimet e tyre i kanë vënë vulën.
Por e papritura ndodhi! Sot ne shenje revoltimi Bora e ka hequr varësen e Donaldit nga qafa dhe nuk e ka vendosur ne emision siç bënte çdo dite.
Top Channel