Padi e re ndaj producentit Tyler Perry, aktori kërkon 77 milionë dollarë dëmshpërblim për sulm seksual
Bad Bunny ka hyrë në histori, duke u bërë artisti i parë latino-amerikan që ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë e tij muzikorë.
Suksesi i fundit vjen falë turneut botëror Debí Tirar Más Fotos World Tour, i cili nisi në vitin 2025 dhe pritet të përfundojë në korrik 2026. Deri më tani, turneu ka gjeneruar rreth 360 milionë dollarë të ardhura dhe ka shitur 2.4 milionë bileta në 41 koncertet e para.
Një nga veçoritë më të komentuara të këtij turneu është fakti se nuk përfshin asnjë koncert në United States. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar suksesin e tij, pasi turneu konsiderohet tashmë më i suksesshmi në histori për nga të ardhurat dhe shitjet e biletave pa pasur asnjë ndalesë në SHBA.
Artisti portorikan regjistroi një tjetër arritje të rëndësishme me 10 koncertet e zhvilluara në Madrid, ku shiti rreth 623 mijë bileta. Kjo e çoi pjesëmarrjen totale të turneut në 2.36 milionë spektatorë, duke thyer rekordin e vendosur nga Take That me turneun Progress Live në vitin 2011.
“Debí Tirar Más Fotos World Tour” është bërë gjithashtu turneu më fitimprurës i karrierës së Bad Bunny-t, duke kaluar edhe suksesin e turneut World’s Hottest Tour, i cili kishte gjeneruar 314 milionë dollarë.
Në total, që nga turneu El Último Tour del Mundo e deri te Most Wanted Tour, Bad Bunny ka mbledhur mbi 1.08 miliardë dollarë të ardhura dhe ka tërhequr rreth 6.4 milionë spektatorë në 260 koncerte në mbarë botën.
Kjo nuk është hera e parë që artisti shkruan historinë e muzikës. Në vitin 2020, albumi El Último Tour del Mundo u bë albumi i parë në gjuhën spanjolle që arriti vendin e parë në klasifikimin Billboard 200, ndërsa në vitin 2022 ai u bë artisti i parë jo-anglishtfolës që kryesoi renditjen vjetore të artistëve më të suksesshëm.
Top Channel