Bad Bunny thyen rekorde, bëhet artisti i parë latino-amerikan që kalon 1 miliard dollarë të ardhura nga turnetë
Aktorja e njohur e Hollivudit, Anne Hathaway, ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
43-vjeçarja ndau lajmin e lumtur me ndjekësit përmes një videoje të publikuar në Instagram. Në pamjet e postuara, Hathaway shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, ndërsa ecën drejt kamerës me duart vendosur mbi bark.
Teksa në sfond dëgjohet kënga “Baby I’m Yours” e Barbara Lewis, aktorja ul duart duke zbuluar barkun e rrumbullakosur, buzëqesh dhe e përqafon me dashuri para se të largohet nga kuadri. Krahas videos, ajo shkroi thjesht: “Baby, I’m yours”.
Anne Hathaway dhe bashkëshorti i saj, Adam Shulman, janë tashmë prindër të dy djemve, Jonathan 10-vjeçar dhe Jack 6-vjeçar. Lajmi për zgjerimin e familjes është pritur me entuziazëm nga fansat e aktores në mbarë botën.
Spekulimet për shtatzëninë kishin nisur prej disa ditësh, pasi fotografët e kishin fotografuar aktoren gjatë pushimeve në Saint-Tropez. Në disa nga pamjet e publikuara, Hathaway shfaqej me bikini dhe me një fustan të bardhë që nxirrte në pah barkun e saj.
Me videon e publikuar në rrjetet sociale, aktorja vendosi t’i japë fund aludimeve dhe të ndajë personalisht me publikun një nga momentet më të lumtura të jetës së saj.
Top Channel