Tottenhami do të udhëtojë drejt Sllovenisë për t’u përballur me vendasit e Mura-s, në një sfidë ku 3-pikëshi i afron edhe më shumë me kalimin në turin tjetër të Conference League.

Trajneri Antonio Conte doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku nuk munguan edhe pyetjet mbi merkaton, megjithatë italiani refuzoi të përmendë emra apo reparte dhe vuri theksin te grupi aktual.

“Është shumë herët për të menduar për merkaton e janarit. Unë dhe stafi im po punojmë shumë me grupin aktual, pasi duam t’u japim shansin të gjithëve të përfshihen në projekt dhe të tregojnë veten. Vetëm pasi të kemi testuar limitet e grupit aktual, do të mendojmë bashkë me drejtuesit për lëvizjet që do të bëjmë në merkato”, deklaroi trajneri italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA