Manchester United ka ndërmarrë një goditje masive ndaj tregut të zi të biletave, duke bllokuar 685 llogari dhe duke ndëshkuar apo paralajmëruar 464 tifozë të tjerë pas një hetimi të thelluar për rishitjen e tyre të paligjshme.

Aksioni i klubit anglez ka nxitur menjëherë një valë të madhe protestash mes mbështetësve. Shumë prej tyre shprehën frikën e thellë se rrezikonin t’u konfiskoheshin abonimet sezonale pa u informuar më parë për arsyet apo pa u dhënë asnjë sqarim zyrtar.

Pavarësisht reagimeve të ashpra nga shkallët e stadiumit, drejtuesit e Manchester United garantojnë se asnjë tifoz i pafajshëm nuk është penalizuar. Sipas klubit, rezultatet e hetimit janë të padiskutueshme dhe kanë shërbyer për të identifikuar rishitësit abuzivë, si dhe për të shkatërruar përfundimisht rrjete të mëdha të organizuara që përfitonin ilegalisht me biletat e ndeshjeve në “Old Trafford”.

Top Channel