Një ngjarje e pazakontë dhe me mjaft tension ka shoqëruar përballjen e Fenerbahçes ndaj Romës në raundin e parë të Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi në barazim 1-1.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i skuadrës turke, Ismail Kartal, shokoi të pranishmit në konferencën për shtyp duke njoftuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

Vendimi drastik i teknikut erdhi si pasojë e një incidenti të rëndë të ndodhur në stadium, ku ai u godit me një shishe të hedhur nga një tifoz. I fyer dhe i shqetësuar nga kjo sjellje, Kartal kërkoi largimin nga stoli i gjigantëve të Stambollit.

Ky lajm i befasoi të gjithë, përfshirë edhe vetë lojtarët. Mbrojtësi 24-vjeçar, Archie Brown, i cili ishte protagonisti i ndeshjes duke shënuar golin e vetëm për Fenerbahçen dhe një nga më të mirët në fushatë, mbeti tërësisht i shtangur gjatë zonës mikse kur gazetarët e informuan për dorëheqjen e trajnerit të tij. Reagimi i tij i habisë u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj situate të tensionuar, drejtuesit e klubit kanë ndërhyrë me shpejtësi. Presidenti i Fenerbahçes ka deklaruar se nuk e pranon dorëheqjen e Ismail Kartal, duke konfirmuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim në stolin teknik dhe se trajneri gëzon mbështetjen e plotë të drejtuesve.

Top Channel