23/12 21:18
Një lajm i keq ka ardhur për Kastriotin dhe trajnerin Ramazan Ndreu teksa krutanët kanë humbur një element të rëndësishëm si Enes Isufi.
Mbrojtësi është dëmtuar në stërvitje dhe për fat të keq problemi ka qenë shumë serioz duke qenë se bëhet fjalë për ligamentin.
Një dëmtim i tillë kërkon ndërhyrje kirugjikale dhe nuk i ka shpëtuar këtij fati edhe 21-vjeçari shkodran teksa vetë klubi i Kastriotit ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të bëhet edhe operacioni.
E sigurt është se Isufi do të mungojë për një kohë të gjatë, ndërsa krutanët nuk kanë qenë me shumë fat në aspektin e dëmtimeve pasi më parë kanë humbur po për arsye dëmtimi edhe sulmuesin Joan Çela.
Top Channel