‘Po vdes me të puth…’/ Graniti pas daljes nga BBV: Fifit nuk i kam premtuar dasmë, kisha frikë vetëm se…

14/11/2021 12:57

Granit Cana ka folur ekskluzivisht pas daljes nga Big Brother Albania për emisionin ‘Fan Club’.

Graniti, i cili akuzohej shpesh nga publiku se po ‘përdorte’ Fifin dhe po luante me ndjenjat e saj, edhe pse ai kishte një marrëdhënie me një tjetër vajza jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ai e ka një përgjigje!

Graniti u shpreh se asnjëherë nuk i ka dhënë Fifit hapa vazhduese dhe nuk e ka mbajtur kurrë me shpresë, por thjesht ka bërë atë që ka ndjerë në moment dhe me ironi thotë se nuk i ka premtuar asaj të martohen bashkë, por thjesht nuk ka dashur ta humbasë si mikeshë.

Graniti: Një eksperiencë shumë e mirë për mua, u mundova me u adaptua por ato akuzat më penalizuan dhe ja ku jam këtu sot. Penalizimi kryesor ka qenë që u futa pa skenar dhe sinqeriteti im.

Fatma: Loja ka vetëm një emër: Fifi. Nuk patëm mundësi të të njihnim, kur hyre dukeshe argëtues dhe mund të kishe dhënë më shumë nga vetja. Penalizimin më të madh e ke pasur se nuk ke luajtur vetëm por Fifi ka luajtur për ty.

Graniti: Asnjëherë nuk ja kam dhënë hapin vazhdues. Asnjëherë nuk jemi puth me Fifin. Aty për aty jam ndjerë ashtu me qen me Fifin ka ndodhur momentale, si kam premtu që kemi me qenë në një dasmë, ashtu jam ndjerë për momentin. Nuk e mora një hap përpara asnjëherë! Nuk kam bërë asnjë moment show.

Graniti: Të kishte qenë lojë do isha brenda duke vazhduar lojën. Kam qenë i sinqertë dhe real dhe pas dy javëve mbaroi ai kapitull. E pash që me atë nuk mund të kisha diçka si dashuri. Kisha frikë me e humb si shoqe, sepse e gjeta shumë veten te Fifi. Jo me çdo njeri mund të hapesha.

FOTO GALERI
10/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA