Patozi për ngjarjet në PD. Beteja Berisha-Basha për arsye personale. Ndarja e PD-së zgjidhja më e mirë

09/11/2021 17:26

Ndërkohë që Sali Berisha po vijon me turin e tij të takimeve , Partia Demokratike po përjeton një nga situata më kritikë të saj, e ndarë si asnjëherë më parë, pasi kreu i saj Lulzim Basha përjashtoi liderin historik, pas shpalljes non grata nga SHBA.

I ftuar në Top Talk, Astrit Patozi, e sheh lëvizjen aktuale të Berishës, atë të Foltores, si një betejë personale, më shumë se sa një ringritje të PD.

“Berisha e ka betejë personale, ajo ka lindur si lëvizje me 9 shtator, kur Basha vendosi ta pezullojë.
Berisha është në të drejtën e vetë të vazhdojë të bëjë karrierën e tij politike por të heqë dorë nga analiza e Bashës në këto 8 vite, se ai ka qenë tutori i tij në aksionet politike”, tha Patozi në Top Talk.

Patozi tha më tej se qëllimi i Berishës, me takimet nëpër qytete është të ‘ripushtojë PD, ta marrë atë me letra dhe ta zbojë Bashën’.

“Berisha u drejtohet njerëzve që drejtohen nga emocionet, ai është një populist rrace. Ne duhet të qartësojmë një gjë, që Berisha dhe Bssha kërkojnë të kenë monopolin e PD, por interesat i kanë të ndryshme, megjithëse thonë se i kanë të njëjta. Kurse halli i Bashës është të shpëtojë nga Berisha.Kurse Berisha nuk ka për qëllim të shpëtojë nga Lulzim Basha, por ta ripushtojë PD, ta marrë me letra dhe ta zbojë Bashën.

Sepse Berisha nuk mund të pranojë që nga PD ta zbojë dikush tjetër , përbindësi që e ka rritur vetë. Që Berisha të bëjë një parti tjetër tani , se PD është ndarë në dy copa të mëdha, dhe Berisha edhe po t’ja japësh copën më të madhe nuk e pranon dot që kjo të mos jetë PD, një parti tjetër pra.
Dhe ka një një problem akoma dhe më të madh, Berisha e përdor Bashën si një lloj korrace për të mos dalë përballë SHBA, pra po fsheh betejën reale. Është e qartë që Basha nuk i lëshon letrat e PD, kurse Berisha ka shan vetëm pushtimin e PD.

Se Berisha mund të marrë dhe 99.9 përqind mbeshtetjn po s’ka letra të në rregull, certifikimin, pra. Pra Berisha ka dy rrugë, ose gjykatë që nuk e beson, plus dhe është e shëmtuar të shkosh se kjo është çështje politike”, tha Patozi.

Patozi mendon se ndarja e PD është zgjidhja më e mirë, dhe e argumenton kështu:

Por ndoshta Basha mund ta përjashtojë fare Berishën në ditët në vijim, për ta konsideruar si entitet tjetër politik dhe në rast se ata ndahen, që është shpëtimi , se në fakt kjo që duket gjëja më e keqe, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë PD. Ndarja e PD e rrit mundësinë një kompromisi të mundshëm , kurse kacafytja e brendshme vetëm e shkatërron. Por halli i Berishës është që e do të gjithën ose asgjë, por unë mendoj që nuk e merr dot të gjithën , dhe ky është halli i Berishës.

Top Channel