Gara me makina në Tiranë/ 50 automjete mblidhen në qendër të kryeqytetit

07/11/2021 20:03

Sillu mirë dhe jepi gaz, këto janë rregullat e garuesve të makinave dhe motorave të grupit “Illyrius Motosport”.

Afërsisht 50 garues nga i gjithë vendi kanë xhiruar gomat në Sheshin Nënë Tereza. Indri Hoxha, thotë se pista të fal emocion dhe adrenalinë, vetëm në këto organizime mund të japësh maksimumin si pasionant shpejtësie:

Këtu është një garë e disiplinës slalom, që përbëhet nga tre kategori të ndryshme e para është 500 racing që është vetëm me Fiat ose apart500, tjetra është me makinat auto slanom. Që janë makinat pro, pra makinat e garave profesionale dhe makinat sportive ato të rrugës që janë kategoria amatore.

Gara bëhen vetëm në një pistë profesionale? Shohim të rinj që pikërisht te ky shesh bëjnë driftig apo dhe gara. Kjo nuk duhet bërë, pasi nuk ka lidhje me garën këtu me tensionin dhe rivalitetin që t’i ke në këtë pistë. Nëse bën drifting nuk je asgjë tjetër veç një person i keqkulturuar. A ka rregulla ky sport? Po sjellja stike, nëse nuk e ke ate nuk e sportist dhe dil jashtë”.

Të gjitha këta djem bashkë i bën dëshira që kanë më shpejtësinë, por ndryshe nga garuesit e rrugës këtu nuk rrezikohet jeta e askujt.

Përse garon? E kam pas pasion që fëmijë kam vite që garoj në pista, plus që këtu je i sigurtë, pasi ke rrugën e duhur me vijëzime dhe të mbyllur ne nuk bëhemi rrezik për palët e treta”.

Pas makinave pista do të lirohet për motoristat. Qëllimi është i njëjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA