Cristiano Ronaldo kryeson drekën me shokët e skuadrës së Man United, por i gjobisin Range Rover-in (fotot)

04/11/2021 20:25

Futbollistët e skuadrës angleze të Manchester United dolën sot për drekë miqësore në një restorant italian, teksa trajneri Ole Gunnar Solskjaer kërkonte të ngrinte moralin e tyre para derbit të së shtunës kundër rivalëve të qytetit, Man City.

United mori një fitore të madhe 3-0 në fushën e Tottenham javës që shkoi por skuadra ende nuk duket e sigurtë në Champions League teksa vetëm falë Ronaldos morën mbrëmë një barazim 2-2 kundër skuadrës italiane të Atalanta.

Sot trajneri Solskjaer nxorri skuadrën për drekë në restorantin ‘Cibo’ pas sesionit të stërvitjes.

Ronaldo ishte në krye të grupit që mbërrinin në restorantin luksoz, përkrah të ardhurit të sivjetshëm Raphael Varane.

Ata ndiqeshin nga mbrojtësi Alex Telles dhe mesfushori brazilian Fred – të dy me kapele bejsbolli – ashtu si veterani spanjoll Juan Mata që mbante veshur një bluzë dhe syze dielli aviator.

Sulmuesi Jesse Lingard erdhi me një kostum tutash, e shoqëruar nga nënshkrim i ri i këtij sezoni Edison Cavani. Ky i fundit mbante një pulovër Dolce and Gabbana dhe xhinse.

Pjatat e para në këtë restorant kushtojnë mes 6 e 10 paundë, si per shembull kallamarë ose ‘arancini’ me tartuf. Pjatat kryesore të mishit janë Branzino ose fileto viçi, ose makarona e pica me çmime nga 10 deri në 14 paundë.

Por megjthë sensin e komunitetit të drekës, gjërat nuk nisën mirë pasi Ronaldo mori një gjobë parkimi për ndalesën e Range Rover-it të tij jashtë restorantit.

Trajneri Solskjaer ka qenë objekt kritikash së fundmi sidomos pas humbjes së rëndë ndaj rivalëve Liverpool dy javë më parë. Por me një rezultat pozitiv ndaj kampionëve City ai mund të sigurojë për disa javë qëndrimin në post.

FOTO GALERI
8/8
Me një rezultat pozitiv te shtunen ndaj kampionëve City, trajneri Solskjaer mund të sigurojë për disa javë qëndrimin në post.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA