Messi konfirmon se një ditë do të rikthehet te Barcelona: Dua të bëhem sekretar teknik

01/11/2021 09:08

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, ka pohuar se është i hapur ndaj idesë për t’u rikthyer në Barcelonë si sekretar teknik, pasi të pensionohet.

Ylli argjentinas shprehu synimin e tij për të qenë pjesë e drejtuesve të lartë të klubit në të ardhmen dhe përsëriti dashurinë e tij për Blaugranët vetëm disa muaj pas ndarjes me katalanasit.

“Po, gjithmonë kam thënë se do të doja të kthehesha për të ndihmuar klubin në çfarëdo mënyre”, deklaroi Messi për Sport.

“Dua të jem i dobishëm dhe të ndihmoj që klubi të jetë mirë. Do të doja të isha sekretar teknik, por nuk e di nëse do të jetë te Barcelona”.

“Do të doja të kthehesha në klub për të kontribuar me atë që mundem sepse e dua [ Barcelona ] dhe do të doja që ata të vazhdojnë të bëjnë mirë, të vazhdojnë të rriten dhe të vazhdojnë të jenë ndër më të mirët në botë”, ka shtuar më tej Messi.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u larguar nga klubi shkaku i krizës financiare, që ndikoi në mos regjistrimin e tij. /Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA