Ylli i PSG, Neymar kundërpërgjigjet ndaj kritikëve të stilit “festiv” të jetesës në Paris (fotot)

30/10/2021 20:00
Neymar e Rihana

Sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain, Neymar ka reaguar sot ndaj atyre që kritikojnë shpesh stilin e tij të jetesës jashtë fushës së futbollit, duke thënë se “nuk do të ndalojë” me festat e shthurrura apo ato që pëlqen të bëjë.

Braziliani tha se njerëzit mund ta gjykojnë vetëm për ato që bën dhe realizon në fushën e lojës  dhe jo për karakterin e tij të njohur si ‘party boy’.

Braziliani ka lënë klubin Barcelonës për t’u transferuar te PSG në 2017 por fotografohet rregullisht nëpër festa në baret e diskotekat ekskluzive të kryeqytetit francez.

Por jetesa e tij në “korsinë e shpejtë” të festave e vajzave, nuk duhet se ka pasur një ndikim negativ te ai deri tani, pasi në fushë ka shënuar 88 gola në 124 ndeshjet e fundit.

Neymar insiston se del me miqtë kur nuk duhet të stërvitet dhe tregon gjithashtu se ka një stërvitës personal që e ndihmon të përcaktojë axhendën dhe prioritetet e tij, në fushë e jashtë saj.

29-vjecari kohët e fundit është detyruar të refuzojë dhe pretendimet se është mbipeshë teksa fotografohet rregullisht me persona të njohur të artit e muzikës.

“Unë kërkoj respekt pasi njerëzit thonë  ‘Ah, Neymar nuk kujdeset për veten, Neymar kështu e Neymar ashtu,” tha ai në një intervistë me Fui Clear.

“Unë dal kur kam qejf të dal. Dal kur e di se nuk do të stërvitem ditën tjetër. Ku qëndron problemi këtu? Duhet të më akuzoni për atë që bëj ose nuk bëj në fushë, aty lejoheni të flisni, jo atë që bëj jashtë saj”.

Neymar është parë shpesh në festa ekskluzive me yllin e F1, Lewis Hamilton, apo dhe me shokët e skuadrës së PSG, Kylian Mbappe e Marco Verratti.

Në të kaluarën është fotografuar me yje si Rihanna.

Neymar pranon se nuk është në formën e përkryer por shton se është duke u maturuar dhe beson se do të fitojë shumë tituj me PSG.

FOTO GALERI
2/4
Ai tha se “nuk do të ndalojë” me festat e shthurrura apo ato që pëlqen të bëjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA