Në vendin tonë kanë mbërritur edhe 117.000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda këtij viti.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ministrja Manastirliu, e cila përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se deri më tani kanë mbërritur 2.379.960 doza vaksinash

“Sapo mbërritën 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë prej 500 mijë dozash që do të vijnë brenda vitit.

2,379,960 vaksina kanë mbërritur deri tani, për të vijuar vaksinimin anticovid, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Jemi të vendosur të garantojmë vaksinat falas për çdo qytetar, deri në fund të përballjes me pandeminë”, shkruan Manastirliu.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel