Aktivisti Gary Kokalari në një intervistë ne emisionin “Top Talk”, në Top Channel u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha dhe ai Fatos Nano janë të korruptuar, ndërsa shtoi se për Berishën i vinte mirë që SHBA kishte ndërmarrë sanksione.

I pyetur për Edi Ramën dhe nëse është ai i korruptuar, Kokalari tha se nuk ka informacione.

Gary Kokalari: Një prej barrierave më të mëdha të demokracisë është Sali Berisha. Ai u bë president kur Shqipëria u largua nga komunizmi, ishte shumë autoritar dhe përfundoi me kaosin e 1997. Më pas ai u kthye në fuqi në 2005 dhe u kthye me premtimin se do të luftojë korrupsionin dhe ai tha ok unë jam me ju për të luftuar korrupsionin. Sipas mendimit tim ajo ishte një nga qeveritë më të korruptuara që ka pasur Shqipëria, pash çfarë ndodhi me Albpetrolin, me Armor, pash çfarë ndodhi me Gërdecin dhe ai nuk është produkt i një shoqërie të shëndetshme demokratike. Problemi më i madh i demokracisë në Shqipëri ka qenë dhe është Sali Berisha.

Unë bie dakord se Fatos Nano ka qenë i korruptuar dhe kam informacione se kur ka qenë në SHBA shkonte në kazino dhe vendoste shuma të mëdha parash. Kjo është një shenjë që është i korruptuar. Nuk mendoj që ajo që bëri ai është në të njëjtin nivel me qeverinë e Berishës, por me sa duket shqiptarët nuk e marrin seriozisht dhe më vjen mirë që sanksione janë marrë nga SHBA në drejtim të tij. Shpresoj që të largohet nga politika.

Nuk kam informacion për Ramën siç kam për Berishën dhe Nanon. Ndoshta mund të jetë i korruptuar, por s’kam informacione, nëse keni ju mi jepni. Ky është opinioni im.

Top Channel