Sot në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës planare e Kuvendit të Shqipërisë.

Rendi i ditës:

Në mbështetje të Urdhrit nr.9, datë 5.10.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 16.09.2021 dhe 23.09.2021.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”. (Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit

4. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA