Në ekranin e Top Channel, në orën 21:00, nis zyrtarisht formati më i ndjekur ‘Big Brother Vip Albania’. Pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të bëhen pjesë 14 banorë, të cilët do të rrinë të mbyllur në shtëpinë më shumë se 1000 m2 për 100 ditë.

Deri më tani janë zbuluar dy banoret e para. Ato janë aktorja Arjola Demiri dhe gazetarja e njohur Paloma.  Po ashtu dy opinionistët e këtij reality show do të jenë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.

Tradita nuk ndryshon! Nën moderimin e këtij realiy show do të jetë Arbana Osmani. ‘Big Brother Vip’ do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Top Channel të martë dhe të premte, ndërsa 24H7 Live në 2 kanale të dedikuara në Digitalb Big Brother Vip 1 dhe Big Brother Vip 2 në formatin HD!

Top Channel