Mitri Prifti, 36 vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së Edison Begajt, ngjarje e ndodhur më 29 maj 2021, në fshatin Kaninë.

“Nga Sektori për Krimet e Rënda në DVP Vlorë u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin M. P, 36 vjeç, banues në Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton policia.

Mitri Prifti ishte i veshur si polic kur qëlloi Begajn, i cili ndodhet në hyrje të banesës së tij në Kaninë.

Tentativa për vrasje ishte një hakmarrje për një incident që kishte ndodhur në një nga lokalet e zonës së Lungomares në Vlorë. Edison Begaj ishte konfliktuar verbalisht me Mitri Priftin dhe në debat e sipër Begaj kishte qëlluar me shpullë në debat e sipër Priftin.

Më 29 maj, Mitri i maskuar i zë pritë Begajt dhe e qëlloi me armë në fillim në bark e më pas në këmbë. Shënjestra e atentatit mori disa plumba, por pa rrezik për jetën.

Edison Begaj ishte në listën e operacionit forca e ligjit pasi ka qenë i dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për drogë dhe armë. Por edhe autori i atentatit juristi Mitri Prifti është i njohur për organet e drejtësisë.

Në vitin 2016 ai denoncoi se ai dhe kushëriri i tij ndërtues ishin kërcënuar nga grupi Shullazi në Tiranë. Por brenda pak ditësh i tërhoqi pas akuzat, duke u shprehur se nuk e njihte Emiljano Shullazin dhe as të afërmin e tij, Blerim Shullazi, madje as që kishte dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit.

Më pas u largua nga Shqipëria por së fundmi është rikthyer dhe është shpallur në kërkim me akuzën e rëndë për atentatin me armë.

FOTO GALERI
3/12
Pamje ekskluzive të plagosjes së Edison Begajt

Top Channel