Kina, hapur kundër Kosovës: “Veprime të njëanshme, s`janë në interes të paqes”!

29/09/2021 16:31

Ambasadorja e Kinës në Beograd, Chen Bo pohoi se Pekini po i kushton një vëmendje të vecantë “situatës së tensionuar” në veri të Kosovës dhe konsideron se “veprimet e ndërmarra në mënyrë të njëanshme nuk janë në interes të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Presidenca e Serbisë, ambasadorja Chen që pati më herët një takim me presidentin Aleksandar Vucic, përcolli qëndrimin zyrtar të palës kineze se “bashkësia ndërkombëtare duhet t’i trajtojë të gjitha palët në mënyrë të barabartë, pasi standardet e dyfishta nuk ndihmojnë në zgjidhjen e problemit”.

“Pala kineze respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë sa i përket çështjes së Kosovës dhe kupton dhe mbështet kërkesat legjitime të Serbisë, përfshirë ato për mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave ligjore të popullit serb në Kosovë”, citohet të ketë thënë Chen.

Vuçic, thuhet në deklaratë, e falënderoi atë dhe shtetin kinez për mbështetjen që i ofrojnë Serbisë në çështjen e Kosovës.

Për shkak të situatës në veri të Kosovës, ushtria serbe është vendosur në gjendje gatishmërie dhe avionët e saj luftarakë kanë fluturuar pranë barrikadave serbe në disa raste gjatë këtyre ditëve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA