Ditën e hënë u mbyll java e tretë e Abissnet Superiores me ndeshjet Egnatia-Skëndëberu dhe Laçit-Kukësi.
Pas pjesës së parë të kryesuar me avantazhin minimal 0-1, verilindorët kanë arritur të dyfishojnë në të dytën. Në minutën e 58, Basha dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë qetësinë ekipit të Kukësit dhe duke e afruar akoma më shumë me një fitore shumë të rëndësishme, por është Zarubica heroi i kurbinasve.
Në minutën e 69-të ai ngushton diferencën në 2-1 ndërkohë që kur gjithçka mbyllej në favor të Kukësit është i njëjti autor që në shtesë barazon gjithçka duke i ndarë të dyja skuadrave nga një pikë.
Gjithsesi Kukësi vazhdon të kryesojë me 7 pik[ pas 3 javësh ndërsa Laci është në vendin e parafundit me 2 pikë.
Po nga një pikë kanë ndarë Egnatia dhe Skënderbeu. Nga një gol në pjesën e e parë për të dyja skuadrat ka prodhuar ky 90-minutësh. Në fillim vendasit e Egnatias kalojnë në avantazh me Auguston, por Berisha brenda dy minutash vendos barazpeshën që zgjat deri në fund të këtij takimi.
Top Channel