Edicioni i 19-të i Tirana International Film Festival Oscar Qualifying çeli siparin mbrëmjen e së premtes dhe do te mbahet deri më 30 shtator në një edicion që ndërthur shfaqjen e filmave ne ekranin e madh edhe online.
Ky edicion u çel me premierën kombëtare të filmit Hive (Zgjoi) nga Blerta
Basholli, fitues i Grand Jury Prize, Directing Award dhe Audience.
Award në Sundance, festivalin me te rendesishem ne SHBA.
Për këtë vit kinematografik, pandemia nuk ka qenë një problem. Ky edicion pati nje numer rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende te botes edhe per faktin se TIFF eshte Oscar qualifying dhe eshte nje mundesi e madhe per tate nominohen per Academy Awards.
Programi special për këtë vit vjen në bashkepunim me Danish Film Institute me filma, me 5filma nga regjisoret me te famshem danezë si Lars Von Trier dhe Thomas Vinterberg.
Top Channel