Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një burrë që arriti t’i shpëtojë dënimit me vdekje pas rrëzimit të akuzave të vrasjes, ka vdekur së fundmi nga Covid-19 në SHBA.
“Vdekja e Damon Thibodeaux ishte aq e padrejtë”, tha një prej avokatëve që e ndihmoi atë të lirohej pas gati 16 vjetësh prapa hekurave.
Thibodeau u çlirua nga akuzat e vrasjes pas provave të ADN-së në 2012 për vdekjen e kushërires të tij në 1996.
Ai kaloi 15 në pritje të dënimit me vdekje në Louisiana pasi u shpall fajtor për vdekjen e 14 vjeçares.
Por i dënuari qe u lirua kater vjet me pare nga burgu, u shtrua në spital në fillim të gushtit në Jacksonville, Florida dhe humbi jetën pas disa javësh.
Damon ishte një punëtor 22-vjeçar në një barkë transportuese në lumin Mississippi në korrik 1996 kur kushërira e tij 14-vjeçare u zhduk.
Thibodeaux ishte asokohe në shtëpinë e familjes së saj, ndërsa trup i adoleshentes u gjet në lumë një ditë më vonë.
Ndaj tij u përdorën teknika të rënda marrjeje në pyetje, çka bëri që të pranonte një krim që nuk kishte kryer, dhe një vit më vonë u dënua me vdekje.
Avokatët e firmës Fredrikson and Byron në Minneapolis arritën të provojnë pafajësinë e zotit Thibodeaux, duke theksuar se pranimi i tij nuk përputhet me rrethanat fizike te krimit.
Ai ishte liruar para katër vjetësh.
Top Channel