
24/05 15:52
Përveç debutimit me dopietë dhe entuziazmit të jashtëzakonshëm që ka sjellë te Manchester United, Cristiano Ronaldo po ndikon pozitivisht edhe te Paul Pogba, duke ndihmuar jo pak drejtuesit e klubit ta bindin të rinovojë.
Mesfushori francez ka kontratë deri verën e ardhshme dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, por afrimi në merkato i lojtarëve si Varane, Sancho e së fundi Ronaldo, e kanë bindur për forcën e skuadrës.
Sipas mediave angleze, vetë Pogba ka autorizuar menaxherin Mino Raiola që të ulet në tavolinë me drejtuesit e “djajve të kuq” për të negociuar për rinovimin e kontratës, natyrisht me shifra më të larta sesa ato që përfiton aktualisht.
Top Channel