Manchester United ka mundur sot Newcastle 4-1 në stadiumin e vet Old Trafford, teksa rikthimi i Cristiano Ronaldos shënoi sukses kundër skuadrës fqinje.
U deshën vetëm 45 minuta që Cristiano Ronaldo të rihapte llogarinë e golave me Manchester United, duke çuar në rrjetë një top të lëshuar nga portieri i miqve pas gjuajtjes së fuqishme të Mason Greenwood.
Goli i dytë i sulmuesit portugez erdhi pas minutës së 60-të.
Rikthimi i ëndrrave u realizua edhe pse Newcastle po zhgënjente shpesh United me organizimin e tyre te forte në mbrojtje.
Megjithse Ronaldo shënoi në kohën e përkryer duke çuar skuadrën në avantazh para pushimit, Newcastle tronditi të zotët e shtëpisë kur Javier Manquillo barazoi shifrat pak pas nisjes së pjesës së dytë.
Por sapo dukej se Newcastle mund të prishte festën e rikthimit të Ronaldos, 36-vjeçari lëshoi golin e dytë pasi marrjes së përkryer të një pasimi nga mbrojtësi i majtë Luke Shaw.
Eksperti tjetër portugez i United, Bruno Fernandes i kujtoi më pas tifozëve se nuk është vetëm Ronaldo në fushë, kur lëshoi një silurë me golin e tretë, ndërsa Jesse Lingard shtoi të katërtin më vonë për Djajtë e Kuq.
Top Channel