Tirana International Film/ Edicioni i 19 i festivalit nga 24 deri në 30 shtator

29/08/2021 12:30

Tirana International Film Festival në edicionin e 19 pritet të zërë vend nga data 24 deri më 30 shtator. Një edicion hibrid i quajtur kësaj here ku do të alternohet midis shfaqeve online por edhe atyre në ekranin e madh.

Duket se trendi i kinemasë së Kosovës do të mbërrijë edhe në premierën e TIFF për këtë vit, nëpërmjet filmit “Zgjoi” të Blerta Bashollit. Një film që ka korrur shumë sukses duke fituar dy nga cmimet më të rëndësishme në Sundance Festival, çmimin e Audiencës dhe atë të Jurisë.

“Ka qenë një vit i shkëlqyer i kinemasë së Kosovës ku festivali hapet me “Zgjoin” dhe mbyllet përsëri me një film nga Kosova të Norika Sefës “Në Kërkim të Venerës””.

Do të shfaqen 112 filma ne competition ne te gjitha kategoritë dhe zhanret kinematografike.

“Filmat do të jenë në kompeticion. Kompeticioni nuk ka ndryshuar karakterin e vet. Të filmit të gjatë, dokumentarit dhe filmi i shkurtër, që është interesant dhe i kërkuar sepse është Oscar Qualifying”.

110 filma do të shfaqen jashtë konkurrimit me programet speciale si ‘Fokus’.

“Jemi fokusuar tek një përmbledhje me pesë filma në bashkëpunim me Danish Film Institute, të cilin e kemi quajtur undogmatik, filma nga Lars Von Trier dhe Thomas Vitenberg”.

Ky edicion shënoi një numër rekord aplikimesh prej 2950 filma nga 118 vende te botes edhe per faktin se TIFF është Oscar qualifying dhe është një mundësi e madhe per ta te nominohen per Academy Awards.

“Kemi qenë të surprizuar për numrin e aplikimeve duke menduar që ishim në dyshim, nëse pandemia do të ketë ndikuar në uljen e numrit, por jo. Nuk e di cfarë ka ndikuar tek regjisorët dhe producentët. Mbyllja ka qenë një lloj shpërthimi energjie e madhe dhe ka dhënë këtë rezultat”.

4 juri ndërkombëtare qe do te vendosin per çmimet e TIFF me prezencën e personaliteteve fitues te shume çmimeve ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA