Makina tip BMW e aktorit të Hollywood-it, Tom Cruise është vjedhur teksa ndodhej në xhirime në Birmingham.

Aktori po xhironte për serinë e 7-të të  filmit “Mission: Impossible” kur iu vodh makina e tij BMW X7 nga Church Street dhe u gjet më vonë pranë Smethwick.

Mbetet e paqartë si ndodhi vjedhja e makinës së aktorit të njohur, por autoritetet po shohin kamerat pranë zonës ku ishte parkuar për të mësuar detajet e ngjarjes.

Ndërkohë, disa zona pranë qendrës tregtare Grand Central janë mbyllur nga e diela në të mërkurë për të lejuar xhirimet. Shumë fansa janë në pritje të këtij filmi për të parë ikonën Cruise, i cili ishte në një restorant indian dhe u takua me policët britanik gjatë qëndrimit të tij në qytetin Birmingham.

Ata nuk hezituan të bëjnë fotografi me aktorin dhe e shpërndanë në rrjete sociale duke shkruajtur: “Ju premtoj, kjo nuk është fotoshop.”

FOTO GALERI
2/5

Top Channel