Pas spekulimeve në Instagram se po pushon në Kroaci, Demi Moore u fotografua me miqtë e saj në Dubrovnik. Sipas mediave kroate, aktorja 58-vjeçare po qëndron në vilën “Agave”. Ajo u filmua në tarracë me miqtë, dhe duke bërë banjë dielli.

Ylli i Hollywood-it postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, e cila i bëri shumë njerëz të kuptojnë shpejt se ajo ishte në Kroaci.

“Selfi diellor”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotos ku shfaqet në tarracën buzë detit, dhe ndjekësit menjëherë kanë filluar të komentojnë sesi bregdeti kroat mund të shihet në sfond. “Është padyshim në Kroaci, në afërsi të Dubrovnikut,” shkroi një komentues.

Kështu, aktorja e njohur është në mesin e kolegëve të saj që duan të vizitojnë këtë pjesë të Adriatikut. Legjenda e basketbollit Michael Jordan është parë së fundit duke kaluar pushimet në një jaht në Split.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA