Studimi: Miliona raste kanceri shkaktohen nga infeksionet Mjekë kardiologë dhe toksikologë japin alarmin për fëmijët dhe adoleshentët që konsumojnë pije energjike dhe jo një, por disa gjatë ditës.
Madje, nuk mjaftohen me kaq, por i përziejnë me alkool, duke rritur disa fish rrezikun për zemrën dhe ishemi të trurit.
“Hipertension, rrahje të shpejta, palpitacione të zemrës, sepse këto pije kanë aditivë, kafeinë”, tha Engjëllushe Hasani-mjeke kardiologe.
Në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT janë paraqitur edhe mosha fare të vogla, 7-vjeçare, me simptoma të rënda, deri në ishemi.
Mjekët thonë se dëmi nuk është vetëm momental, por afatgjatë.
Dr. Tahiri ka një këshillë për adoleshentët se si ata të fitojnë energji kur ndihen të lodhur.
“Jo ndalim, por edukim mbi rreziqet. Energjia nuk vjen nga kanaçja, por nga ushqimi i mirë, aktiviteti fizik dhe gjumi i mirë”.
Kjo këshillë shkon më shumë për prindërit, ku secili bën më të mirën për fëmijën e tij, por në këtë rast nuk duhet të tolerojë që një shtatëvjeçar të pijë 5 apo 6 pije energjike në ditë.
Top Channel