
Administrata Tatimore ka rikujtuar procedurën për mënyrën e dorëzimit të shitjes dhe blerjes së librave, si dhe deklaratës së TVSH-së që do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.
Plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.
Afati për fiskalizimin e transaksioneve pa para në dorë B2B ishte data 1 Korrik 2021 dhe tatimpaguesit duhet të marrin masa të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e nevojshme, ndërkohë që po afron data 1 Shtator, e cila është afati i Fiskalizimit edhe të transaksioneve me para në dorë.
Top Channel