Aksi rrugor Kardhiq-Delvinë/ Përfundojnë gërmimet për hapjen e tunelit të Skërficës
23/08/2021 13:20
Gërmimet për hapjen e tunelit të Skërficës, pjesë e aksit rrugor Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar ditën e sotme.
Ministrja Belinda Balluku inspektoi ecurinë e punimeve me anë të një udhëtimi brenda
“Na ka mbetur një pjesë e rëndësishme si ajrimi, asfaltimi, ajrimi dhe të gjitha punimet për ta bërë të aksesueshëm atë. 65% e volumit të punës ka përfunduar. Do jetë një rrugë me dy kalime, përfshirë gjithë arsyet e sigurisë rrugore, nëse tuneli është mbi 500 metra jemi të detyruar të kemi një tunel emergjence që bashkëshoqëron tunelin kryesor. 670 metra i gjatë është tubi i emergjencës”, tha Balluku.
Top Channel