Vajza nga Shqipëria që ndodhet ende në Afganistan është vendosur në kontakt me autoritetet shqiptare prej disa ditësh.
Ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet amerikane që ndodhen ende në Kabul. Ndërkohë që alarmin për sigurinë e Anës nga Tirana e ka dhënë e motra e saj e cila kontaktoi autoritetet shqiptare për të kërkuan ndihmë.
Top Channel mëson nga burime të besueshme se gjendja e vajzës nga Shqipëria është e mirë, ajo është zhvendosur në një ambient pranë aeroportit të Kabulit dhe është në pritje të urdhrit për evakuim. Ndërkohë që i është kërkuar që të qëndrojnë çdo moment në kontakt.
Situata është ende në zhvillim ndërkohë që diplomatët shqiptarë janë duke negociuar për të futur në listën e evakuimit edhe vajzën nga Tirana. Procesin e evakuimit janë duke e ndjekur trupat amerikane që ndodhen në aeroportin e Kabulit, por ndërkohë transporti i Anës nga banesa e sigurt pranë aeroportit në drejtim të aeroportit i është kërkuar që të bëhet nga ajo vetë nëpërmjet taksisë.
Ana jeton prej kohësh në Kabul si pjesë e një organizate ndërkombëtare humanitare. Nga Kosova janë tre persona që kërkojnë evakuim ndërsa nga Maqedonia e Veriut janë shumë më tepër, pjesa dërmuese shqiptarë.
Top Channel