Partizani luan këtë të enjte ndeshjen e kthimit ndaj Baselit në turin e dytë të Conference League në Elbasan Arena ndaj Baselit. Disfata 3-0 e sfidës së parë përballë gjigandëve helvetë i jep pak shanse Partizanit për kualifikimin, megjithatë sipas Dajës të kuqtë nuk do të futen në fushë të dorëzuar, por do të luajnë shanset e tyre. Daja zbuloi diçka edhe në lidhje me merkaton e Partizanit në këtë konferencë për shtyp.

“Ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ata kanë një ekip shumë cilësor edhe me traditë që nga viti 2000, ku marrin pjesë në kompeticione europiane dhe kanë marrë pjesë edhe në grupet e Ligës së Kampionëve.Në ndeshjen e parë, kanë bërë një hap të madh. Ne do të futemi në fushë jo të dorëzuar, por që të paktën të bëjmë më të mirën e mundshme përballë tifozëve tanë. Shpresoj që nesër të jenë sa më shumë të pranishëm në stadium që ta ndjejmë suportin e tyre, që na ka munguar prej më shumë se një viti”.

“Ne jemi një ekip që jemi ndërtuar këtë merkato, sepse patëm shumë largime. Ne duhet të kemi parasysh se nëse do t’i lëmë shumë hapësira Baselit, do të na ndëshkojnë, pasi janë një ekip me shumë kualitet. Ne e dimë që nuk kemi çfarë humbasim, por dhe hapësira nuk duhet të lëmë shumë.Ne do të futemi në fushë të ndërtojmë lojën tonë, që të jemi grup në të dy fazat e lojës. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë që të paktën këtu të bëjmë një paraqitje sa më e mirë të jetë e mundur”.

“Ne punojmë në staf, do të ulemi direkt pas ndeshjes kundër Baselit për të diskutuar strategjinë në vazhdim. Mendoj se aty do të merret vesh se çfarë rruge do të marrë pjesa e dytë e merkatos për ne”, deklaroi Ilir Daja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA