Piloti adoleshent bën ulje të detyruar mbi urë/ Pamjet nga manovrimi perfekt në New Jersey

21/07/2021 19:14

Landon Lucas vuri re një boshllëk të trafik mbi një urë në Jersey Shore dhe ia doli të ulë me sukses aty avionin që drejtonte.

Kur avioni i tij filloi të kishte probleme me motorin, një pilot adoleshent mori situatën nën kontroll dhe zbarkoi në mënyrë të sigurt.

Landon Lucas, 18 vjeç, po fluturonte me një aeroplan të vogël të hënën kur kuptoi problemet me motorin, ndërsa fluturonte në qiellin mbi Atlantic City.

Pasi dha njoftimin, ai u përpoq të shkonte në Aeroportin Komunal të Ocean City por kur vuri re se rruga në korsinë perëndimore të Urës së 9-të, e cila lidh Ocean City dhe Somers Point, kishte hapësirë pasi për momentin nuk kishte shumë automjete, ndaloi aty, raporton People.

Piloti u ul me sukses pa asnjë dëmtim të avionit dhe pa dëmtime të ndonjë automjeti”, tha zëdhënësi i Ocean City Doug Bergen në një deklaratë. Grupi i punës, mbërriti në vendngjarje dhe nisi punën për të hequr krahët e avionit, që më vonë ta zhvendosnin nga rruga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA