“Vetëm kemi qarë në krahët e njëri-tjetrit”/ Ndodh mrekullia! Babai shqiptar gjen të bijat e humbura pas reshjeve katastrofike në Gjermani

16/07/2021 12:09
Babai shqiptar me të bijat

Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e një familjeje shqiptare që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.

Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat u shpëtuan me helikopter.

Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytje. Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeç dhe Altunës 17 vjeç.

 “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!” tha për BILD 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

 “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, shtoi ai.

Krejt i dëshpëruar, ai priti gjithë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi.

Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njëri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA