Milani përpiqet të bindë klubin e Lazios për Luis Alberton, i cili i ka prishur marrëdhëniet me bardhekaltrit. Claudio Lotito e vlerëson lojtarin 45-50 milionë euro, por kuqezinjtë mund të ofrojnë dy lojtarë, mes të Rafael Leaos, Mattia Caldaras dhe Samuel Castillejos.
Maurizio Sarri e vlerëson shumë portugezin, por drejtuesit e Lazios mund të propozojnë shkëmbimin me Alexis Saelemaekers.
Marrëdhëniet midis Luis Albertos dhe Lazion vazhdojnë të përkeqësohen, pavarësisht mbërritjes së lojtarit në Auronzo di Cadore, kështu që Milani mund të fillojë ta shohë spanjollin si një mundësi të shkëlqyeshme në treg.
Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë katërvjeçare, pra deri në vitin 2025, por pakënaqësitë e vazhdueshme po komplikojnë vazhdimin e aventurës së tij si bardhekaltër.
Claudio Lotito e vlerëson lojtarin midis 45 dhe 50 milion euro dhe tani për tani asnjë ofertë konkrete nuk ka arritur në Romë.
Kuqezinjtë, për të mos shpenzuar para “cash”, mund të ofrojnë dy lojtarë (mes Leaos, Caldaras dhe Castillejos), që konsiderohen të zëvendësueshëm në projektin e Stefano Piolit, i cili kërkon një zëvendësues për turkun Calhanoglu.
Top Channel