Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi
Vedat Muriqi shpërthen plotësisht në këtë fundjavë të Super Ligës Turke. ‘Pirati’ dardan tregoi edhe njëherë se është një goleador i shkëlqyer teksa shënoi plot 4 gola në fitoren shumë të thellë të Fenerbahce ndaj Eyuspor 8-0.
Spektakli i sulmuesit të kombëtares së Kosovës nisi në minutën e 7 kur shënoi golin e tij të parë dhe të dytin për skuadrën e tij, pasi i pari shënua nga Greenëood me penallti që u fitua pikërisht nga Muriqi. Në Në minutën e 21 Muriqi shënoi një tjetër gol, i treti për Fenebahcen dhe i 2 personal për të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 5-0 për skuadrën nga Stambolli pasi shënuan edhe Guendouzi dhe Kahveci.
Vedat Muriqi nuk e la me kaq, pasi në pjesën e dytë shënoi edhe 2 gola të tjerë respektivisht në minutën e 47 dhe të 55 që ishte goli i 6 dhe i 7 për Fenerbahçe ndërkohë që ‘Pirati’ plotësoi ‘pokerin’ e tij personal në këtë sfidë. Llogaritë e sfidës u mbyllën nga Greenwood, ai që i hapi ato me anglezin që shënoi golin e 8 të Fenerbahçes dhe të dytin personal.
Top Channel