Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Fitnete Rexha”. Një 47-vjeçar që dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
“Rreth orës 21:15, në rrugën “Fitnete Rexha” dyshohet se si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike ka humbur jetën shtetasi I. Xh., rreth 47 vjeç ( i cili vuante nga probleme të shendetit mendor)”, njofton policia.
Po ashtu një aksident është regjistruar në zonën e Ali Demit, pasi një 34-vjeçar me një mjet tip motor ka përplasur një 65-vjeçare. E plagosura ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.
“Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
Ndërkohë grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel