Në kërkim të vendeve më të freskëta/ Në Dardhë, dhjetëra vizitorë “ndjekin” temperaturat e ulëta

11/07/2021 20:33

Fshati turistik i Dardhës, në ditët e verës mbetet një prej mundësive më të mira për t’iu larguar vapës.

Turizmi gjithë stinor funksionon prej vitesh në fshatin malor që njihet për klimën, peizazhin, ajrin e pastër dhe traditat. Shumë prej banorëve, të cilët janë larguar drejt qendrave urbane, kthehen në shtëpitë e tyre për të kaluar verën, ndërsa të tjerë i drejtohen Dardhës për një fundjave apo edhe vetëm për disa orë. Infrastruktura e përmirësuar, qetësia, freskia, kulinaria, por edhe kultura behën bashkë në një destinacion të vetëm që vazhdon të tërheqë vëmendjen.

Shëtitjet në rrugët e kalldrëmta të fshatit mes gjelbërimit, krojet me historitë e tyre dhe arkitektura e veçantë, janë ato çfarë ofron fshati për të gjithë ata që duan t’i ikin vapës, zhurmës dhe trafikut të qytetit në fundjavë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA